Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në New-York, SHBA, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, kreu i qeverisë sqaron se afati përfundimtar i regjistrimit është 4 marsi.
“Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe me një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria. Çdo ditë pune është e gjatë. Dhe çdo kursim është i mbledhur me mund e sakrificë. Unë po investojë gjithçka që kam, sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend. Por, a e di? Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmojë jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen. Është vota ime,” thuhet në mesazhin bashkangjitur videos së publikuar.


