Zyle Rexha është flautisja ushtare e NATO-s, që ndonëse është vetëm 25 vjeçe ka një jetë si ushtare dhe është pjesë e Orkestrës së Forcave të Armatosura.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka rrëfyer se si po jeton ëndërr e saj si në filmat e Hollywood.
Sakaq, Zylja ka zbuluar se në fillim nuk e mendonte se do të përshtatej me rregullat strikte, por më vonë ia doli.
“Kjo uniformë është një nder dhe të arrish ta mbash këtë duhet të kesh disiplinë, bashkangjitur me instrumentin e flautist duhet të kesh talent dhe punë. Duhet që të dyja të ndërthuren mirë me njëra-tjetrën, në mënyrë që kur të performosh të jesh sa më dinjitoze. Kështu bëjmë ne të gjithë në Orkestrën e Forcave të Armatosura.
Kjo uniform është një formalitet, e cila mund të ndryshojë varet nga periudha, por ne thjesht duhet të jemi pajisur me këtë uniformë. Pra, nuk mund të dalim civil nëpër koncerte, sepse duhet të përfaqësojmë Forcat e Armatosura.
Ka qenë një periudhë që na u caktua për të bërë ushtrinë, edhe e kujtoj shumë. Më pëlqen shumë ajo periudhë, sepse nuk e dija që mund të arrija të përjetoja dot këtë lloj gjëje, si artiste Hollywood. Ai zgjimi herët, ato ushtrimet. Zgjimi në orën 5, nuk është se konceptohej nga unë më përpara, por është diçka që më dha disiplinë.
Kemi bërë një periudhë të caktuar, ushtrime, qitje… Ne mund ta mbrojmë vendin tonë, jo vetëm me muzikë, por jemi stërvitur dhe për rastet më të këqija”, u shpreh ajo./abcnews.al

