Analisti Skënder Minxhozi u shpreh për ‘Real Story’ se Partia Demokratike është stemë e së tërës e menaxhuar nga gjysma e saj.
Sipas tij, gjysma tjetër është në drejtim të paditur, ka krijuar parti të re ose janë të demotivuar. Minxhozi shtoi më tej se PD e harxhon energjinë në kauzën e doktorit dhe ‘Non Gratës’, pa menduar a do të fitojnë zgjedhjet apo jo.
“Deri në 8 janar 2022, PD qoftë edhe formalisht ishte një e tërë. Pas asaj date, jo vetëm për dhunën dhe imazhet që prodhoi, por edhe për rezultatin final, për përçarjen që krijoi na la të përballemi me një gjysmë PD me një stemë zyrtare. Stema e të tërës e menaxhuar nga gjysma.
Gjysma tjetër ose është demotivuar, ose është në drejtim të paditur, ose ka krijuar parti të vogla. Kemi një fenomen paralel atë të LSI, kemi atë të partive të reja, kemi edhe kryefenomenin që është rikthimi i Berishës. Nuk shohim që rri një politikan që nuk ka vetëm problemin e ‘Non Gratës’ a do e heqi apo jo Trump, por nuk ka vota.
Mburreshin LSI dhe PD se kishin marrë të dy bashkë 500,000 vota para dy vitesh. Nuk është problem se po shkon ‘X’ në Shkodër dhe po vjen ‘Y’ në Fier. PD po e harxhon shumicën e energjive me kauzat e doktorit, e heq ose jo ‘Non Gratën’ dhe shumë pak sesi do i fitojmë zgjedhjet, çfarë do të bëhet me Berishën që është njëherësh edhe frenuesi i partisë dhe I të ardhmes së PD. Nuk ka problem qarkullimi i kuadros, por duhet të shohin ça do bëhet me kryekuadron që ka hallin e vet.”
/ abcnews.al