Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për personat e marrë të pandehur për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
Ata akuzohen se kanë sjellë në vendin tonë bizhuteri që dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe me pas janë shitur në vendin tonë. Gjykata ka vendosur dënimin e Agustin Mesulit me 11 vite burg, dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua me 7 vite e 5 muaj burg.
Altin Doda u dënua me 11 vite burg, me gjykim të shkurtuar në 7 vite e 5 muaj. Për Sokol Idrizajn gjykata dha vendimin me 8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj heqje lirie.
Elda Idrizaj me 8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj burg. Florian Baku 11 vite burg me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj. Egi Idrizaj 7 vite burg me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj për shkak së është nëna e një fëmije të mitur u pezullua dënimi me burg. Për Bora Idrizaj caktua dënimi me 2 vite burg që i konvertohet ne shërbim prove.
Për Vangjush Kasharin gjykata vendosi qe akuzohej për fshehje e te ardhurave, gjykata vendosi pafajësi.
Për Tomor Barutin u dha dënimi me 2 vite burg qe iu konvertua ne shërbim prove. Ata dyshohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes një argjendarie në Tiranë si dhe nëpërmjet faqeve online.
/abcnews.al/

