Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Qëndrojmë mes vendesh evropiane për sigurinë”, Rama: Ta transformojmë policinë me standartet e BE

schedule11:49 - 31 Janar, 2025

schedule 11:49 - 31 Janar, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria qëndron mes vendeve evropiane sa i përket sigurisë. Teksa vlerësoi faktin se besimi te Policia e Shtetit është rritur ndjeshëm, ai tha se duhet bërë më shumë për transformimin e policisë deri në atë pikë sa të qëndrojë mes policive të vendeve të BE-së.

“Flasin për ulje të vazhdueshme të kriminalitetit. Edhe viti 2024 nuk zhgënjeu por u mbyll si të gjitha vitet që kur kemi ardhur në detyrë me ulje të mëtejshme të numrit të vrasjeve, kur sot, ne jemi në mesataren shumë pranë mesataren të BE. Dhe lajmi i mirë është që këtë të vërtetë që e shohim te shifrat e lexon edhe në faqet e kësaj ankete. pra, publiku, ata që jetojnë jetën e përditshme në Shqipëri në të gjitha herët e anketimit janë shumë afër logjikës së fakteve dhe shifrave të progresit të matshëm të policisë së shtetit. Ky faktikisht e thënë thjesht është një fakt që thotë se populli është shumë më i qartë në leximin e situatës së rendit dhe sigurisë, dhe problematikave dhe vlerësimin e punës së policisë sesa gjithë ata që ia rrokanisin kokën përnatë në sallonet e debateve televizive, pavarësisht nga balta e përditshme që hidhet nga ata prej më shumë se 10 vitesh, nuk kanë lënë gjë pa thënë kundër policisë dhe drejtuesve apo punonjësve të saj.

Si Shqipëria nga vrima e fundit nga vrima e fundit e vakallit në 2013 është afruar drejt mesatares së BE, duke qëndruar në mes vendesh evropiane, ku përpara nesh apo pas nesh janë vende që në një perceptim të sipërfaqshëm mendohet se janë ku e ku më të avancuar. Problemi i sigurisë është bërë problem më i madh sidomos në vendet më të zhvilluara.



Ka akoma të meta për të adresuar dhe për të transformuar policinë deri në pikën që të qëndrojë aty në mes të policive të BE, as e para dhe as e fundit, tek mesi i artë duke garantuar standartet dhe vazhdimësinë e saj, që sido që të rrotullohet politika, policia të mos kthehet më kurrë pas. Besimi te policia që është rritur, duhet të vazhdohet të forcohet, guri themelor për një shtet të së drejtës.”, tha mes të tjerash Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!