Më i miri i nëntorit në Premier League, triumfon sulmuesi meksikan

schedule14:44 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 14:44 - 2 Dhjetor, 2019

Ekipi i Wolves siguroi kualifikimin në Europa League të enjten, teksa vijon ecuria pozitive edhe në kampionat. “Ujqërit” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e së dielës përballë Sheffield United, por ky ishte rezultati i katërt rresht pozitiv në kampionat.

Muaji nëntor ka qenë pozitiv për Wolves dhe Raul Jimenez, sulmuesin kryesor. Meksikani ka shënuar 6 gola në Premier League gjatë këtij sezoni dhe gjysmën e tyre e ka shënuar në muajin nëntor.

Kjo ecuri dhe forma e mirë ka ndikuar që 28-vjeçari të shpallet lojtari më i mirë i kampionatit për muajin që lamë pas. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë ka zgjedhur Jimenez si më të mirin e nëntorit, teksa nuk ka munguar edhe urimi i klubit të Wolves. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!