Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik kokaine dhe heroine/ Vlorë, arrestohen dy persona, vlera e drogës mbi 800 mijë euro

schedule09:16 - 30 Janar, 2025

schedule 09:16 - 30 Janar, 2025

Dy fierakë janë vënë në prangat e policës me dyshimin  se  siguronin lëndë narkotike në Fier dhe e transportonin në Vlorë për t’ua shitur personave të tjerë  që e shpërndanin në doza më të vogla.  Bëhet fjalë për Viktor Jaupaj   53 vjeç dhe Kujtim  Metaj  37 vjeç.

Policia I ka kapur në flagrancë  dhe iu ka sekuestruar rreth  3.4 kilogramë kokainë,   133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro.

Mbrëmjen e të mërkurës policia ka ndaluar automjetin që drejtohej nga Viktor  Jaupaj  dhe pasagjer ishte Kujtim Metaj në fshatin Novoselë.  Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila sipas policise  dyshohet se po transportohej në qytetin e Vlorës, për t’u shitur.

Viktor Jaupaj   53 vjeç, dhe Kujtim  Metaj  37 vjeç, të dy banues në Fier sipas policisë u arrestuan për veprën penale  prodhim dhe shitje  të narkotikëve.

Pas  kontrolleve të kryera në banesen e  53 vjeçarit në Fier  u gjetën dhe u sekuestruan  2 kg e 979 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 133 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Lënda narkotike, së bashku me 3 peshore elektronike, 3 celularë dhe automjetin që përdornin për transport, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni  policor I koduar “VORTEX”  u finalizua pas katër javë hetime.

Dy personat e arrestuar të cilët sipas burimeve nga policia ishin furnitorë të drogave të forta në sasi të konsiderueshme mbaheshin nen survejim nga uniformat blu.

Nje prej te arrestuarve , Kujtim Metaj nuk eshte emer i panjohur per policine. Ai  rezulton me precedent penal per heqje e paligjshme e lirise, ngjarje e ndodhur  ne vitin 2013. Nderkohe eshte arrestuar edhe për dhnë ne familje dhe kanosje ne vitet 2020 dhe 2021.

Policia thotë se po punon për të zbuluar dhe kapur persona të tjerë të përfshirë në këtë  veprimtari kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!