Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kohë të vështira”, Vuçiç kërkon ristrukturimin e qeverisë serbe

schedule20:18 - 27 Janar, 2025

schedule 20:18 - 27 Janar, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar “ristrukturimin më urgjent dhe më masiv të mundshëm” të qeverisë së Serbisë.

“Në këto kohë të vështira politike, është bërë e qartë se kush është i gatshëm të punojë dhe të luftojë, kush jo, dhe duke pasur këtë parasysh, pres që më shumë se 50 për qind e ministrave të shkarkohen dhe zëvendësohen në një ristrukturim shumë, shumë urgjent”, ka thënë Vuçiç.

Ai shtoi thënë se në tre muajt e fundit, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad – në të cilin kanë vdekur 15 persona – është krijuar një atmosferë që nuk është në të mirë të askujt.

“Në këta tre muaj, ne kemi dëgjuar shumë akuza kundër trupave shtetërore, thirrje për përmbysje të shtetit, kemi dëgjuar deklarata shumë të papërgjegjshme, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ne në pushtet”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!