Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbardhet dinamika e plagosjes në Vlorë/ Autori qëlloi disa herë brenda dhe jashtë lokalit, 29 vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma

schedule10:22 - 27 Janar, 2025

schedule 10:22 - 27 Janar, 2025

Zbardhet dinamika e plagosjes së 29 vjeçarit Silvi Velaj mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Autori Qerim Bello dhe një person tjetër, i shpallur gjithashtu në kërkim, kanë përdorur një automjet tip Golf 5.

Qerim Bello ka hyrë fillimisht në lokal dhe ka qëlluar me armë disa herë. Në momentet e largimit, kur kanë hipur në makinë, një person ka dalë nga lokali dhe nga makina ka qëlluar sërish me armë.

Ndërkohë, 29 vjeçari, i cili u transportua drejt spitalit të Traumës, mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë shumë dëmtime./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!