Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Boçovë në Fier.
Një motor ka përplasur një këmbësor 85 vjeçar, i cili ka marrë lëndime në trup. Si pasojë e goditjes së fortë është dëmtuar dhe drejtuesi 37 vjeçar i motorit.
Të dy janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./abcnews.al

