Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare kreu i Shtett Ilir Meta ëka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Gazetari Juxhin Mustafaraj bën të ditur për abcnews.al se prej 30 minutash Meta dhe Ruçi qendruan në zyrë, për të diskutuar mbi situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ka qenë Presidenti Meta ai i cili ka kërkuar takimin me Ruçin pas mbledhjes.
Mirëpo, në fokus të takimit të Metës dhe Ruçit nuk ka qenë vetëm situata e lidhur me tërmetin por edhe situata politike në vend.
Më herët nga Presidenca u largua kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë, ndërsa Ruçi qëndroi për të biseduar më privatisht me Metën./abcnews.al