Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër/ Asnjë gjurmë prej 4 ditësh, ishte duke punuar në lumin e Shalës

schedule19:51 - 21 Janar, 2025

schedule 19:51 - 21 Janar, 2025

Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se bashkëpunëtori i tij dhe familja thonë se Edisoni është parë për herë të fundit duke punuar në një bujtinë.

“Drejtësi, nuk dua asnjë gjë tjetër, si gjallë si vdekur vetëm ta shoh se ku është. Unë dua vetëm drejtësi nga shteti. Me sa kam mundësi unë merrem vetë. Unë dua të di kush ka bërë denoncimin në polici. Të gjitha të dhënat unë i kam dhënë në polici. Që dje më ka cuar mesazh, i kam thënë  kur mundem me ardhë me kontaktu me ty te policia. Unë dua të di kush ka bërë denoncimin në polici.

Kur na thanë të premten në darkë. Ka qenë të Marian Molla. Bashkë me zotin Skënder kanë qenë për darkë sepse ka shkuar Mariani i ka marrë. Aty më ka marrë burri në telefon, kemi folur të tërë. Më ka thënë jemi mirë, kam ardhur të rri, jam për darkë. Kur kemi folur më tha do të të marr më vonë. Atë natë nuk mori më. Nesër në mëngjes në orën 7 me ka marrë në telefon. Val më tha a u bëre merak që nuk të mora mbrëmë? Jo i thashë sepse e dija se ku je. Mirë më tha, se po filloj punë dhe do të të marr prap. Më ka marrë në orën 11. Val më tha jam duke punuar, kur të shkoj në darkë të marr prap. Më vonë dola te familja ime dhe vjen policia thotë a keni folur me Edisonin. Ka ndodhur ditën e hënë në orën 11. Shkoj te policia dhe nuk më japin informacion. Thonë kei kontrolluar dhe s’del askund. Të shtunën kam folur me të në 11 dhe në 7. Kam kontaktuar edhe më parë. Policia s’ka dhënë përgjigje, kanë thënë se gjoja kanë kontrolluar. Dua drejtësi deri në fund. “, është shprehur bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruçi.



Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

“Të premten që kaloi, vëllai i pronarit që na ka marrë na ka thirrur për darkë, kemi shkuar bashkë me Edisonin, punëtori që punon me mua. Kemi ngrënë darkë. Të shtunën ka thënë do ta mbaj me ngarkuar rërë për t’ia dërguar njërit. Ti shko puno vetëm. Kam punuar të shtunën, kam pritur në darkë, nuk e ka sjellë. Të dielën kam vazhduar prapë punimet, por personi nuk më ka ardhur. Linjë për t’u lidhur me të nuk kisha valë se ishte zona e tillë. Ngela në pritje. Në orën 02:20 më ka ardhur një sms nga zotëria i shtëpisë dhe thotë se e kam lënë Dumën, e thirrnim me pseudonim, në zallë. E kishte nisur mesazhi në 1 por më ka ardhur në 2:20. Kam dalë dhe kam marrë një varkë te bujtinat e tjera dhe kemi shkuar në zallë dhe s’kemi gjetur njeri. E di që e kam lënë të shtunën te shtëpia e tij, dhe nuk e kam parë më. Ai thotë se e ka lënë në zallë. Atje s’kemi gjetur asnjë njeri, as rroba dhe asnjë shenjë. Nuk ka pasur ku të kalojë njeriu se është i rrethuar me tranë, dhe në krahun e majtë është shkëmb. Nuk kalon askush. Ai nuk ka ditur as not. Në zall kur kam dalë me zotërinjtë matanë nuk kemi gjetur njeri. Kam qenë bashkë me atë që ka varkën. Kemi bërë kërkime deri në 8 të darkës në mal dhe lume më varka, me të gjithë punëtorët e bujtinave. Bashkë me pronarin nuk kemi gjetur asnjë shenjë. E ka lënë në zallë se nuk kalonte varka dhe e ka takuar aty, dhe s’ka mundur ta kalojë. E ka lënë aty. Unë kam njoftuar policinë kur nuk kisha rrugë tjetër. Kam mbajtur kontakt me të.”

Ka qenë vete Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!