Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bomba” e Manajt/ Sulmuesi lufton fort, ndonëse pëson humbje të thellë

schedule12:43 - 21 Janar, 2025

schedule 12:43 - 21 Janar, 2025

Mund të kishte qenë pikërisht në këtë ekip. Rej Manaj u përfol shumë gjatë janarit si shënjestër e mundshme e Trabzonsporit, ndërsa në ndeshjen e fundit të Superligës turke ishte pikërisht përballë ekipit që e deshi.

Trajneri Shenol Gynesh bëri mjaft që ta merrte, ndërsa këtë herë e ndërtoi mbrojtjen e ekipit që ta ndalonte lojtarin e Sivasporit.

Ia doli me sukses, ndonëse Manaj u tregua disa herë i  rrezikshëm. Tepër domethënës momenti I ekzekutimit të goditjes së dënimit.

Portieri kundërshtar, Çakir, ndjeu dhimbje të madhe në duar pasi grushtoi topin e goditur prej tij. Ndërkaq, në Turqi flitet ende se sulmuesi mund të ndryshojë skuadër, në mos tani në maj, gjatë verës.

Beshiktash është emri i radhës që del në skenë për shërbimet e tij. Për momentin, futbollisti I kombëtares do të duhet të luajë me fanelën e Sivasporit, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë të Superligës, e duke marrë të paktën 1.3 milionë euro rrogë neto në sezon.

Fatkeqësisht, këtë herë Manaj doli I mundur nga fusha, madje thellë. Trabzonspor fitoi 4-0 duke I dhënë pak ngjyrë një sezoni zhgënjyes deri tani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!