Trajneri i ri tek Arsenali nuk ka bërë asnjë ndryshim. “Topçinjtë” nuk arritën të mposhtin as modestët e Norwich City, duke u ndalur në barazim 2-2. Madje, ekipi i Londrës Veriore duhet të barazonte dy herë, pasi ishin vendasit e Norwich ata që kaluan dy herë të parët në avantazh.
Pukki kaloi në avantazh Norwich në minutën e 21-të, por 8 minuta më vonë, Arsenali fitoi një penallti dhe Aubameyang shënoi. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, Cantwell shënoi sërish për Norwich, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 2-1.
Në pjesën e dytë, Aubameyang arriti të barazojë sërish për Arsenalin, duke vendosur dhe rezultatin final të sfidës. Takimi tjetër mes Wolverhampton dhe Sheffield United, është mbyllur në barazim 1-1, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë./abcnews.al