Inter, Lazio dhe Milan kanë zbritur në fushë dhe do të tentojnë fitoret në ndeshjet e sotme. Ekipi i Inzaghit ka arritur të zhbllokojë ndeshjen shtëpiake kundër Udineses shumë shpejt. Autori i golit është i zakonshmi Ciro Immobile. Sulmuesi italian kaloi Lazion në avantazh në minutën e dhjetë.
Veprim i bukur i Milinkovic-Savic në zonë dhe pasim për Immobilen, i cili nuk gabon dhe shënon golin e 16-të në kampionat. Ekipi kryeqytetas po kalon një formë shumë të mirë, renditet në vend të tretë në Serie A dhe po lufton për të siguruar fitoren e gjashtë rresht.
Zhbllokohet edhe ndeshja e “San Siros”. Interi ka kaluar në avantazh përballë Spalit të Etrit Berishës. Lautaro Martinez konfirmon momentin super që po kalon dhe është autori i golit. Sulmuesi argjentinas mposhti portierin shqiptar në minutën e 16-të me një diagonale të saktë. Suksesi i sotëm bën që ekipi i Contes të parakalojë Juventusin dhe të kryesojë i vetëm. /abcnews.al