Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dorëhiqet prefekti, përplasje me Pjerin Ndreun? Reagon kryebashkiaku i Lezhës: Sajime të ulëta

schedule12:17 - 17 Janar, 2025

schedule 12:17 - 17 Janar, 2025

Gjergj Prendi është dorëhequr si prefekt i qarkut të Lezhës. Sipas burimeve, ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.

Ndërkaq, në lidhje me dorëheqjen e Prendit, ka reaguar kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. Kjo pas disa informacioneve të shpërndara në media, se Prendi ka pasur përplasje me të Ndreun, pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lamë pas në lidhje me amnistinë fiskale për tarifat vendore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndreu u shpreh se këto janë sajime të ulëta që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.



Ndreu theksoi se Bashkia nuk është propozuese e projektvendimit për faljen e detyrimeve, por propozim i një këshilltari.

Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit Prill të vitit 2022. Ish ushtaraku ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhe për rreth 2 vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!