Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve.
Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi u shpreh se faza e armëpushimit është e ndarë në tre faza kohore dhe lidhet drejtpërdrejt me shkëmbimin e pengjeve.
Ai ka theksuar se Hamasi ka humbur gjithë zinxhirin komandues të liderave të tij, pasi janë vrarë nga Izraeli. Sipas pedagogut, marrëveshja e paqes duhet të presë
“Hamasi ka humbur gjithë zinxhirin komandues të liderave të tij, pasi janë vrarë nga Izraeli.
Ne do shohim se si do rrjedhi zbatimi i këtij armëpushimi, i cili është në tre faza. Armëpushim do të thotë të ndërpresësh sulmet për një periudhë kohe. Madje, edhe sot ka pasur sulme.
Marrëveshja e paqes duhet të presë. Kanë lëvizur shumë gjëra në terren që nga krijimi i shtetit të Izraelit. Do shikohet si është periudha e armëpushimit, e cila është e ndarë në tre periudha kohore dhe lidhet drejtpërdrejt me pengjet.
Në rastin e Hamasit janë liderat që po negociojnë me faktorin ndërkohëmbtëra. Izraeli ka këmbëngulur që të paktën të mos tërhiqet nga disa zona në Gaza.
Polemikat më të mëdha që kanë sot, është se Izraeli i konsideron të vetat spitalet, shkollat sepse poshtë tyren fshihen objektet civile të Hamasit”, u shpreh Kamberi./abcnews.al