Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto ka mbërritur këtë të enjte për një vizitë zyrtare në Ukrainë, njoftoi Ambasada italiane në Ukrainë.
“Ministri (i Mbrojtjes) Guido Crozeto mbërriti për një vizitë zyrtare në Kiev, gjatë së cilës do të zhvillojë një sërë takimesh”, thuhet në njoftim.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur gjithashtu për një vizitë zyrtare në Ukrainë, pasi duhet të nënshkruhet një marrëveshje për thellimin e marrëdhënieve ekzistuese të mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve ekonomike, raportojnë mediat britanike./abcnews.al