Kuba filloi lirimin e të burgosurve si pjesë e negociatave me Vatikanin

schedule08:54 - 16 Janar, 2025

schedule 08:54 - 16 Janar, 2025

Kuba ka nisur lirimin e disa të burgosurve si pjesë e bisedimeve me Vatikanin dhe një ditë pasi administrata e Presidentit Joe Biden njoftoi planet për të hequr Kubën nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit.

Sipas raporteve nga grupet civile kubane, më shumë se një duzinë njerëz të dënuar për krime të ndryshme u liruan gjatë ditës, dhe mes tyre ishin disa që u arrestuan gjatë protestave në vitin 2021, raportoi AP.

Të martën, qeveria amerikane njoftoi Kongresin për qëllimin e saj për të hequr Kubën nga lista, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Vatikani. Autoritetet kubane kanë thënë se do të lirojnë disa nga ata njerëz përpara se administrata e Biden të përfundojë mandatin e saj më 20 janar.

Pak orë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme Kubane njoftoi se qeveria kishte informuar Papa Françeskun se do të lironte gradualisht 553 të burgosurit, ndërsa autoritetet do të shqyrtonin mënyra ligjore dhe humanitare për zbatimin e planit.

Kuba nuk e lidhi lirimin e të burgosurve me vendimin e SHBA-së, por theksoi se ishte pjesë e “jubileut 2025”, shpallur nga Papa, i cili zhvillohet çdo 25 vjet, kur besimtarët shkojnë në pelegrinazh në Romë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!