Pas përfundimit të kërkim-shpëtimit Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka takon ushtarakët e angazhuar për përballimin e pasojave të tërmetit.
Xhacka falenderoi te gjithe ata qe moren pjese ne keto operacione, me apo pa uniformë. Ministrja tha se sprova si kjo që kemi kaluar janë edhe mësime të nxjerra.
Sipas saj do të përmirësohen edhe strukturat e dedikuara për emergjencat civile, si dhe do te kete ekipe të specializuara, të mirëtrajnuara dhe me mjetet e duhura.
Me përfundimin e operacioneve të kërkim – shpëtimit, Forcat e armatosura janë përqendruar në mbështetjen logjistike. Ato vijojnë kujdesin në kampet me çadra të ngritura prej tyre në Laç dhe fshatin Bubq./abcnews.al