U kap me 10 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia pas aksioneve të zhvilluara kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë Tiranë Elton Alushi theksoi se 24-vjeçari u arrestuar në mbikalimin e Shkozetit, dhe se gjatë kontrollit në bagazh iu gjetën 10 kilogramë kanabis.
“Në vijim të operacionit është goditur dhe një rast i transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanabis sativa. Në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozës është bërë ndalimi i automjetit tip Ford me drejtues shtetasin K.K, dhe gjatë kontrollit të automjetit. Në bagazhin e këtij automjeti Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën ky shtetas po e transportonte me qëllim shitjen e saj. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 24 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Theksoj faktin se gjatë dy javë të para të këtij vitit janë zhvilluar shumë operacione të ngjashme për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, lojërave të fatit dhe për zbardhjen e vjedhjes së pasurisë”, deklaroi më tej ai.
/abcnews.al/