Përdorimi i kokainës në Francë pothuajse u dyfishua në vitin 2023, me 1.1 milionë njerëz që e merrnin këtë substancë të paligjshme të paktën një herë në vit, sipas një studimi të Qendrës Franceze për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Drogat (OFDT). Në një raport të publikuar këtë të mërkurë, thuhet se Franca është tashmë në vendin e shtatë në Evropë për konsumin e kokainës.
“Faktorë të shumtë qëndrojnë pas rritjes shpërthyese të konsumit, duke përfshirë nivelet rekord të prodhimit global të kokainës dhe ndryshimin e imazhit të drogës,” vlerëson studimi.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, Kolumbia, Peruja dhe Bolivia, tre prodhuesit kryesorë të kokainës në botë, prodhuan 2,700 ton pluhur të bardhë në 2022, krahasuar me 1,134 tonë në 2010.
Ndërsa çmimet mbetën praktikisht të pandryshuara, një gram kokainë kushtonte 66 € në 2023, krahasuar me 60 € në 2011, dhe pastërtia e kokainës është në rritje, me 73 përqind në 2023 krahasuar me 46 përqind në 2011.
Ministri i Brendshëm francez Bruno Retaillo njoftoi një intensifikim të mëhershëm të luftës kundër krimit të lidhur me drogën. Autoritetet franceze kapën 23.5 ton kokainë në 2023, krahasuar me 4.1 ton në 2010.
Në 11 muajt e parë të vitit 2024 janë sekuestruar gati 47 ton kokainë./abcnews.al