Meta në qeli/ Petraj: SPAK i ka mbledhur të gjitha provat, fokusi në dosje është hetimi pasuror

schedule13:36 - 15 Janar, 2025

schedule 13:36 - 15 Janar, 2025

Avokati Edmond Petraj thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbledhur të gjitha provat, në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj ish presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Petraj u shpreh se mund të ketë një ndryshim të masës së sigurisë për Metën.

Petraj shtoi se fokus në dosjen e Metës, është hetimi pasuror.

“Jemi në kushtet që mendoj se SPAK i ka mbledhur të gjitha provat. Mendoj që mund të ketë ndonjë surprizë për ndryshimin e masës. Por mbetet për t’u parë. Kemi hetimet, dëshmitarët, mbetet për t’u parë, hap pas hapi. Foksus i asaj dosjeje do jetë te hetimi i pasurisë. Pastaj mbetet se çfarë do të dalë nga elementët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!