Atentati ndaj biznesmenit Nasufi/ Autori ishte maskuar si shpërndarës picash

schedule10:08 - 13 Janar, 2025

schedule 10:08 - 13 Janar, 2025

Autori i cili ekzekutoi biznesmenin Bujar Nasufi mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, ishte i maskuar si shpërndarës picash.

Është ky detaji i fundit në lidhje me vrasjen që ndodhi në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.

“Burimet e fundit më konfirmojnë se autori ka qenë i maskuar si shpërndarës picash. Mëngjesin e sotëm, grupi i hetimit ka marrë deklaratën e gruas, se autori ka qenë me një motor të zi. Është marrë telefoni i viktimës, i cili po zbërthehet. Gjithashtu është marrë edhe një deklaratë të shkurtër të bashkëshortes së viktimës”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari.

Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij, ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës. 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon shënjestër duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qënë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qënë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!