Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës, ndërsa i dha leksione futbolli Real Madrid në finalen e mbyllur me rezultatin 5-2.
Një sfidë spektakolare e luajtur në Xhedah të Arabisë Saudite, që nisi me epërsinë e shpejtë te Real, falë golit të Mbape në minutën e pestë.
Por Barcelona realizoi një përmbysje të cmendur që në pjesën e parë. Lamin Jamal, Leëandoëski me 11 metërsh, Rafinja dhe Balde kthyen shifrat dhe vranë garën përpara pushimit.
Në fraksionin e dytë Barcelona dha goditjen e “Nok Aut”, ndërsa Real vetëm sa zbuti humbjen me Rodrigo.
Në fund e gjithë festa ishte për Barcelonën, që jeton një tjetër sukses të madh duke bërë të sajin për herë te 15 trofeun e Superkupës së Spanjës./abcnews.al