Diaspora, “e etur” për të votuar/ Interes i lartë, mbi 5 mijë aplikime në më pak se dy ditë

schedule15:09 - 12 Janar, 2025

schedule 15:09 - 12 Janar, 2025

Emigrantët nuk kanë humbur kohë të regjistrohen në plaftormën online për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.  Teksa jemi në ditën e dytë të procesit është vënë një interes I shtuar i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve ku  numërohen mbi 5000 aplikime.

Referuar të dhënave të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve numri më i lartë i aplikantëve regjistrohet nga Italia për tu pasuar më tej me Gjermaninë, Greqinë si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Ndërkohë, grupmosha me e interesuar vijonn të jetë nga 26 deri në 35 vjec…

Paralelisht edhe partitë politike po asistojnë procesin. Që prej së shtunës, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe drejtuese politike e qarkut të Fierit, e shoqëruar nga eksponentë të Partisë Socialiste ndodhen në Greqi nga ku kanë  bërë thirrje për sa më shumë regjistrime në mënyrë që me 11 maj të gjithë shqiptarët jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës.

Paralelisht Partia Socialiste ka ngritur disa zyra të cilat do të shërbejnë si pika informimi për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shtetit.”- u shpreh drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Aplikimet për diasporën mbyllen më 4 mars dhe brenda kësaj kohe, aplikimi mund të përsëritet shumë herë në rast dështimi, deri në miratimin e saj nga KQZ.”- u shpreh drejtuesi politik i Vlorës Blendi Cuci. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!