Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka qenë i pranishëm në Bukuresht, aty ku është hedhur shorti i Euro2020. Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit është takuar me presidentin e UEFA-s, Ceferin, si dhe disa homologë të tij, të cilëve iu ka kërkuar ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Me shumë gjasa, kombëtarja jonë kuqezi do të luajë ndonjë miqësore luksi me një nga skaudrat e mëdha europiane dhe të ardhurat, do të shkojnë për familjet e viktimave dhe të prekurve nga tërmeti.
Postimi i FSHF-së:
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.
Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.
Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre. /abcnews.al