Hakerat sulmojnë Italinë/ Grupi prorus bllokon faqet e disa ministrive, policisë, marinës

schedule13:55 - 11 Janar, 2025

schedule 13:55 - 11 Janar, 2025

Hackerat pro ruse të njohur me nofkën “NoName” kanë sulmuar mëngjesin e kësaj të shtune webfaqet e disa ministrive dhe institucioneve italiane. Mediat në vendin fqinjë raportuan se nga sulmet janë prekur Ministria e Punëve të Jashtme dhe  Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ndërsa sa i përket institucioneve janë Karabaninerët, Marina Italiane, Forcat Ajrore si dhe kompanitë lokale të transportit publik “Atack” në Romë, “Amat” në Palermo dhe “Amt” në  Gjenova.

Një zëdhënës i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike në Itali deklaroi se bëhet fjalë për një sulm ku qytetarëve iu ndalohet të marrin shërbimet e tyre në webfaqet e prekura nga sulmi, ose siç njihet ndryshe ky është një sulm DDOS (di-di- ou – es), që do të thotë Mohim i Shpërndarjes së Shërbimit Online.

Në sulmet të tilla hackerat shtojnë vizitat në këto website me synim bllokimin e tyre dhe mos funksionimin e shërbimeve.

Grupi i Hackerave pro rus teksa njoftoi sulmin kritikoi kryeministren Giorga Meloni ne Telegram.

 “Kryeministrja italiane Giorgia Meloni konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të plotë për Ukrainën në një takim me Vladimir Zelensky gjatë vizitës së tij në Romë. Sipas Melonit, Italia do të ndihmojë Ukrainën të mbrojë interesat e saj dhe të ndjekë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Negociatat zgjatën rreth një orë dhe synon forcimin e pozicionit të Kievit. Italia duhet të fillojë të ndihmojë veten dhe, para së gjithash, sigurinë e saj kibernetike”, shkruante grupi ne deklaratene  tyre.

Ne 28 dhjetor te vitit te shkuar po i njejti grup hackerash pro rus kreu sulme kibernetike ndaj web faqes se Ministrise se Puneve te Jashtme dhe dy aeroporteve ne Milano duke I nxjerre ato jashte funksionit per disa ore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!