Triumf për Mourinhon dhe Klopp, Chelsea thyhet në shtëpi

schedule17:54 - 30 Nëntor, 2019

schedule 17:54 - 30 Nëntor, 2019

Janë mbyllur sfidat e orës 16:00 në Premier League, aty ku rezultatet surprizë dhe golat e shumtë nuk kanë munguar. Chelsea është mposhtur 0-1 në shtëpi nga ekipi i West Ham.

Blutë e Londrës bënë një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar në raste të krijuara dhe në qarkullim topi, por ishin miqtë ata që arritën të merrnin pikët e plota, falë një goli nga mbrojtësi Cresswell.

Liverpool i është falur një dopiete nga Virgil Van Dijk. Mbrojtësi holandez shënoi dy herë në pjesën e parë, për t’i dheënë fitoren 2-1 të kuqve përballë Brighton. Alisson u ndëshkua me karton të kuq 12 minuta nga fundi i takimit, për shkak se preku topin me dorë jashtë zone.

Në takimet tjera, Crystal Palace ka mposhtur pastër 0-2 ekipin e Burnley, sfidë ku Zaha ishte më i miri në fushën e lojës. Ndërsa Tottenham, vazhdon të fluturojë me Jose Mourinhon në krye. “Gjelat” e Londrës mposhtën 3-2 ekipin e Bournemouth. “Special One” ka marrë tre fitore në tre ndeshjet që është në krye të Tottenham./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!