“Cetinje”, hetim ndërkombëtar/ Kërkohet shkarkimi i një sërë drejtuesish të sigurisë

schedule22:46 - 10 Janar, 2025

schedule 22:46 - 10 Janar, 2025

Pasi shkoj ne 13 numri i viktimave nga tragjedia e Cetinjes ne Mal te Zi regjistruar pasditen e 1 janarit, kuvendi i komunes se Cetinjes ka kerkuar shkarkimin e nje sere drejtuesish pergjegjes per çeshtjet e sigurise ne vend.

Ky kuvend kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e gjithë drejtuesve te sektorit të sigurisë, si akt i marrjes së përgjegjësisë profesionale.

Sipas tyre është i nevojshëm zëvendësimi i koordinatorit të Byrosë për koordinimin operacional të organeve të sektorit të inteligjencës dhe sigurisë, ministrit te punëve të brendshme si dhe drejtorit te pergjithshem te Policisë.

Konkluzioni i dytë i referohet faktit se ata kërkojnë kryerjen e një hetimi të pavarur ndërkombëtar per te percaktuar qarte pergjegjesite e autoriteteve pergjegjese per sigurine ne vend.

Ndersa ne piken e trete u ra dakord qe te nis hartimi i nje raporti mbi gjendjen e sigurise ne Cetinje.

Kërkesa për sigurimin e një numri te shtuar të punonjësve të policisë në territorin e Cetinjes dhe futjen e policëve te njesive administrative te komunes ne nje rol te posaçem per sigurine e komunitetit  në përputhje me standardet dhe praktikën e Bashkimit Evropian, u miratua gjithashtu.

Ne kete seance u ra dakord per kerkesen drejtuar Ministrise se Punëve të Brendshme, qe në bashkëpunim me Cetinjën, të vendosë një sistem modern të video-mbikëqyrjes në territorin e gjithë qytetit me synim garantimin e sigurise.

Kjo seance e jashtezakonshme ne komunen e Cetinjes u mbajt duke marre parasysh se ne kete komune, për herë të dytë në dy vjet e gjysmë, jane regjistruar dy tragjedi te ketyre permasave, e fundit e shenuar me 1 janar te 2025, me autor Aco Martinoviç dhe 13 viktima, mes te cileve edhe 2 femije./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!