Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia janw 5 persona e shpallur në kërkim nga POlicia një ditë pas ngjarjes së regjistruar në Astir, ku 21-vjeçarja Sajma Qordja kërkoi ndihmë pasi pretendoi se ishite dhunuar nga disa persona.
Nga hetimet rezulton se Joni Sadikaj dhe Sajma Qordja nuk kanë pasur marrëdhinë më parë, ata ishin njohur pak orë para se të bëheshin grup e të kalonin natën në apartamentin ku u gjet vajza.
21 –vjeçarja pasi është kthjelluar ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se ka shkuar më dëshirë së bashku me shoqet e saj, por është frikësuar pasi ka parë njërin nga djemtë me pistoletë në brez.
Pasi kishin konsumuar alkol e kokainë për disa orë, vajza ka reaguat ashpër duke pretenduar se djemtë e dhunuar dhe kanë pasur qëllim ta vrasnin.
Nga verifikimi I kamerave të sigurisë rezulton se djemtë janë larguar nga aprtamenti pasi vajza ka filluar të ulëriste dhe kërkonte të telefononte policinë.
“Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” janë veprat penale të cilat rëndojnë mbi Joni Sadikaj dhe 4 shokët e tij, të cilët sipas policisë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanë mbajtur të mbyllur shtetasen21- vjeçaren në apartamentin e marrë me qira ditore.
21-vjeçarja Sajma Qordja ngriti në këmbë policinë e shtetit pas thirrjes për ndihmë, pas negociatave nga komisariati numër 6 të cilat dështuan ishin efektivët e reneas ata që u futën me litarë nga taraca dhe nxorën 21-vjeçaren nga apartamenti./abcnews.al