Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e pasurive të një prej personave më të kërkuar nga drejtësia, Florenc Capias, i cili dyshohet se fshihet në Dubai.
SPAK, i është drejtuar me datë 9 Janar, Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar që 10 pasuri me vlerë qindra mijëra euro, të konfiskohen.
Këto pasuri mes të cilave, biznese, makina e sipërfaqe trualli, sipas SPAK, kanë ardhur nga aktivitetet e paligjshme të Florenc Capias, I cili dyshohet për veprat penale, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje” në dëm Sokol Sanxhaktari, si dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, Florenc Çapja dyshohet se porositi vrasjes në 2012 të Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Për këtë ngjarje Gjykata e Posaçme në vitin 2023, dënoi me burgim të përjetshëm Florenc Çapjan, Ardian Capjan dhe Jorgo Lekun.
Florenc Capja, dhe anëtarë të familjes së tij sipas SPAK, janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në 16 vitet e fundit, mes së cilave edhe disa atentate.
Ndaj këtij grupi, Prokuroria e Posaçme ngriti në qershor 2021 akuza në gjykatë për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, prodhim dhe mbajtje armësh luftarake dhe krijimin dhe pjesmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
- Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, me adresë Udenisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit Ferit Muça.
- Pasuria e llojit ndërtesë ekonomiko-sociale, një kat, me sipërfaqe trualli 36.2 m2 , sipërfaqe ndërtese, 25.73 m2 , me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).
- Pasuria e llojit arë +truall +ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2, sipërfaqe ndërtese 214 m2, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia (babai dhe nëna e shtetasit Florenc Çapia).
- Pasuria e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2, sipërfaqe ndërtese 293.8 m2. Godine banimi 2 kate + 1 kat nëntokë, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasit Fejzulla Ramazan Çapia (babai i shtetasit Florenc Çapia).
- Pasuria e llojit Truall + Ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2, sipërfaqe ndërtese social- ekonomike, 1 kat 120 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të Bledar Mefail Muça.
- Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 720 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
- Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 764 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
- Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, me adresë Lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan në pronësi të shtetasve Fejzulla Ramazan Çapia dhe Xhemile Bajram Çapia.
- Automjeti tip autoveturë, Marka Audi, Tipi 4E, Modeli A8, viti i prodhimit 2008.
- Subjekti “Fejzulla Çapia” (P.F) me NIPT L53322244G, me objekt aktiviteti “Lavazh Bar-Kafe”, me adresë lagjia “Emin Matraxhiu”, Elbasan.