Vrasja e Artan Kajas në Itali/ Bashkëatdhetari dorëzohet dhe pranon krimin në polici, javë më parë kishin pasur një debat

schedule11:18 - 10 Janar, 2025

schedule 11:18 - 10 Janar, 2025

Policia italiane ka arrestuar një 50 vjeçar shqiptar, shofer kamioni, në lidhje me vrasjen e 52 vjeçarit Artan Kaja në Capannori. Ka qenë vetë 50 vjeçari që ka shkuar në polici bashkë me avokatin e tij, duke deklaruar se ka kryer vrasjen.

Ai ka deklaruar se është ngjitur në një mur që rrethonte kompaninë, ka pritur derisa ka mbërritur 52 vjeçari dhe më pas e ka qëlluar. Sipas raportimeve, disa javë më parë ata kishin pasur një debat të ashpër për çështjet e punës.

Artan Kaja u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij pasi nuk iu përgjigjej telefonatave. Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale por më pas u zbulua se ai kishte një vrimë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!