Deklarata e presidentit Trump se Groenlanda dhe Kanadaja do të jenë SHBA ka ngjallur një sërë reagimesh lidhur me zhvillimet që priten të ndodhin.
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala u shpreh nuk duhet të ndodhë një thyerje e rendit nga perëndimi dhe se është pa të ardhme një hap i tillë.
“ Po mendohet që ka një shkolitje të rendit global. Trump po e shkelmon përfundimisht. Në raport me Kanadanë, gjërat janë ndryshe. Të dyja kanë qenë koloni britanike dhe ndikimi britanik është shumë simbolik. Por nuk janë procese që bëhen në mënyrë të dhunshme. Duhen bërë lëvize politike, duhet të ketë forca politike. Dhe sikur ta nisi me intesitet do të duhen tre mandate. Kjo do ta forconte shumë Amerikën. Kanali i Panamasë zgjidhet shumë kollaj. Ka një traktat të përjetshëm. Nuk duhet një thyerje e rendit nga perëndimi. Kjo jo vetëm që tërheq vëmendjen nga lufta, nuk ka të ardhme tjetër. “
Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi u shpreh se kushtetuta amerikane e ndalon një nismë të tillë dhe se Kanadaja mund të bëhet pjesë e SHBA nëse ajo e kërkon këtë gjë.
“Sipas kushtetutës shtetet bëhen pjesë e Shba me vendimin e tyre, pra nëse Kanadaja i kërkon të bëhet pjesë e Shba. Kështu funksionon kushtetuta amerikane për të marrë një shtet të ri.
Unë mendoj që Trump e ka të pamundur. Vetëm nëse do populli kanadez. Kanadaja humbet shtetësinë dhe bëhet shtet i Amerikës. Humbet identitetin. Nuk funksionon kështu sistemi ndërkombëtar. Edhe Japoninë edhe Korenë i mbron SHBA, por nuk funksionon kështu. Hedh në erë gjithcka ka krijuar. “ / abcnews.al