Gjykata jep vendimin për “Zogun e Tiranës”: Ç’po bënin dy djem dhe një vajzë në dhomën e hotelit

schedule15:50 - 30 Nëntor, 2019

schedule 15:50 - 30 Nëntor, 2019

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 15 ditë për Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Gjyqtarja Shefkia Demiraj i ka lënë prokurorisë afat 15 ditë që të zhvillojë një ballafaqim mes dy personave të tjerë, biznesmenit A. Gjini dhe vajzës D. N., që u kapën në orët e natës bashkë me “Zogun e Tiranës” në një dhomë hoteli.

Avokati Bardhi Koçi, para trupës gjykuese ka pretenduar se klienti i tij nuk ka bërë asgjë të keqe e për më tepër të ketë shfrytëzuar vajza. Sipas tij, marrëdhëniet seksuale kryeshin me dëshirë. “Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje”, deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Hermes Nikaj u arrestua në 24 nëntor pas hetimeve 1-vjeçare të prokurorisë. Ai akuzohet për veprat penale “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ndërkohë, gjykata ka dhënë masën e sigurisë edhe për pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, Anjeza Bena. Ajo u la në arrest shtëpie, ndërsa arrestimi i saj u bë pasi rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, duke folur me “Zogun e Tiranës” për vajzat dhe klientët.
Ndërsa për biznesmenin A. Gjini dhe 3 vajzat që ushtronin prostitucion është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.