Struga Trim&Lum po tregon javë pas jave se është një kockë e fortë për ccdo ekip. Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri mundi në mesjavë Shkëndijën e Tetovës, ndërkohë që sot ia ka dalë të marrë pikë në transfertë ndaj Makedonija GP.
Struganët madje ia dolën të shënojnë që në minutën e parë të ndeshjes, kur Osmani mposhti portierin vendas. Festa gjithsesi nuk zgjati shumë, pasi Jasharovski disa minuta më pas arriti t’i baraspeshonte shifrat.
Gjatë ndeshjes nuk mungoi tensioni dhe ndërhyrjet e gabuar, teksa u akorduan 6 kartonë të verdhë. Struga u përpoq të shënonte, por nga ana tjetër ishte shumë e rëndësishme edhe të mos humbiste. Këtë objektiv e arriti dhe zona europiane është afër, pasi ka 23 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë në klasifikim.
MAQEDONI E VERIUT LIGA 1 – JAVA 17
E shtunë, më 30 nëntor, ora 13:00
Makedonija GP- Struga 1-1
Shënies: Jasharovksi 7′ / Osmani 1′
/abcnews.al