Marrëveshja e Uashingtonit/ Hoti: Qeveria Kurti nuk mori asnjë veprim konkret për zbatimin e saj

schedule17:21 - 8 Janar, 2025

schedule 17:21 - 8 Janar, 2025

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se në katër vite të qeverisjes së Albin Kurtit nuk u bë asnjë hap progresiv lidhur me me marrëveshjen e Uashingtonit.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai tha se kur ata ishin në pushtet përgatitën planin për zbatimin e kësaj marrëveshje, mirëpo më tej nuk u mor asnjë veprim konkret.

“Qendrimi im është i njëjtë prej ditës së parë, është fatkeqe për Kosovën që nuk u zbatua kjo marrëveshje që nga dita e parë. Kur u nënshkruan në shtator të vitit 2020, menjëherë pas saj, ne në qeveri atëherë e përgatitëm një plan të detajuar të zbatimit të asaj marrëveshje, duke planifikuar veprimet konkrete që duhet të ndërmerrnin të gjitha institucionet e Kosovës për të bërë të mundur zbatimin e shpejtë të asaj marrëveshje. Edhe pala amerikane atëherë e mori me shumë seriozitet. Departamente të Shtetit në SHBA erdhën në Prishtinë në atë kohë dhe zhvilluam takime të ndryshme pune me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të SHBA.

Mandej ndodhën ndryshime në qeveri dhe nuk u zbatua asnjë hallkë në saj të asaj marrëveshje. Menjëherë kur administra Biden filloi punën, e rikonfirmoi gadishmërinë për zbatimin e asaj marrëveshje. Prandaj, po them që është humbje për Kosovën moszbatimi i asaj marrëveshje”, deklaroi Hoti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!