“Shqipëria luftoi korrupsionin”, SHBA: Përzgjidhet për partneritet me Korporatën “Sfida e Mijëvjeçarit”

schedule16:27 - 8 Janar, 2025

schedule 16:27 - 8 Janar, 2025

Pas përpjekjeve të bëra në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, Shqipëria është përzgjedhur për partneritet me Koorporatën e Sfidës së Mijëvjecarit, një agjensi e pavarur e qeverisë amerikane e angazhuar për të ulur varfërinë në botë nëpërmjet rritjes ekonomike.

Kjo arritje e Shqipërisë u njoftua nga vetë ambasada amerikane në Tiranë e cila thekson do të punohet me qeverinë për të hartuar projekte me qellim zhvillimin e vendit.

“Koorporata e Sfidës së Mijëvjecarit dhe qeveria shqiptare do të punojnë në bashkëpunim me organizatat dhe komunitetet lokale për të identifikuar kufizime të qenësishme që pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri. Koorporata e Sfidës së Mijëvjecarit dhe ambasada presin me kënaqësi të punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për të nisur procesin për marrëveshjen e zhvillimit”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Koorporata e Sfidës së Mijëvjecarit ofron grante që bashkojnë investimet në infrastrukturë me reformat e politikave dhe ato institucionale për vendet që përmbushin standartet rigoroze për mirëqeverisje, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e të drejtave demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!