Ulja e çmimit të energjisë/ Balluku: Nis nga 1 shkurti. Nuk është faturim me fasha, por me konsum!

schedule12:49 - 8 Janar, 2025

schedule 12:49 - 8 Janar, 2025

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, në konferencë për mediat, u shpreh se çmimi i ri i energjisë elektrike nuk është faturim mbi fasha, por mbi bazë konsumi.

Ky vendim i miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrik theksoi ministrja Balluku do të nisë nga 1 shkurti.

“Nëse do të kalojnë në 701 kWh, atëherë e gjithë fatura do të paguhet me çmimin që kemi sot 9.5 lekë për kwh. Asnjë lidhje me fashën, nuk është faturim me fasha, por është faturim me konsum”, tha ajo.

Ajo shpjegoi se me uljen e çmimit të energjisë përfitojnë 1, 070,000 abonentë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!