Ikën Deschamps, vjen Zidane/ Trajneri do largohet nga pankina e Francës pas “Botërorit 2026”

schedule12:20 - 8 Janar, 2025

schedule 12:20 - 8 Janar, 2025

Edhe një Botëror përpara se të largohet. Didier Deschamps do të lerë pankinën e kombëtares së Francës pas finaleve të Kupës së Botës të vitit 2026, atëherë kur skadon edhe kontrata e tij.

Zërat që qarkullonin prej kohësh janë zyrtarizuar, ndërsa që tani ka nisur gara e emrave që do të pasojnë atë në drejtimin e “Gjelave”.

Deschamps u emëruar trajner i Francës në vitin 2012, kur zëvendësoi Loron Blank, pas eliminimit në çerekfinalet e Europianit të atij viti.

Gjithsesi, sukseset erdhën vonë. Vetëm në vitin 2018, ai fitoi titullin në Botërorin e Rusisë, ndërsa në 2021 udhëhoqi “Les Bleus” drejt trofeut të Ligës së Kombeve.

Në Botërorin e fundit, Deschamps dhe Franca e tij u shpallën nënkampionë, pasi humbën me 11 metërsha finalen kundër Argjentinës. Por tekniku do të provojë edhe një herë në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, përpara se të tërhiqet nga “Gjelat”. Ndërkohë, në Francë ka nisur diskutimi I zjarrtë për zëvendësuesin e tij.

Në krye të listës dhe kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares është një emër i madh i historisë së saj. Bëhet fjalë për Zinedine Zidane. Ish-mesfushori është pa skuadër që kur u largua nga Real Madrid, ndërsa duhet të presë edhe pak kohë për t’u kthyer sërish në pankinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!