Juventusi do të duhet të vendosë përfundimisht në lidhje me lojtarët që do të largohen në muajin janar. Bardhezinjtë kanë një organikë të zgjeruar me futbollistë dhe dy prej tyre janë praktikisht të larguar. Njëri prej tyre është sulmuesi Mario Mandzukic, i cili u la jashtë listës së Champions League.
Mattia Perin, ish-portieri i Xhenoas, gjithashtu është me valixhet gati. Ai kërkon hapësira dhe pritet të ndryshojë ambient. “Tuttosport” shkruan edhe për situatën e të tjerë futbollistëve dhe Emre Can është një tjetër futbollist për të cilin Juventusi duhet të marrë një vendim.
Bardhezinjtë e morën gjermanin me parametra zero, por me të janë shpenzuar 18 milionë euro. Kështu po mendohet shitja e tij me ofertën e duhur, ndryshe do të çohet në huazim. Pikëpyetjet kryesore janë në lidhje me dy lojtarët e qendrës së mbrojtjes, Merih Demiral dhe Daniele Rugani.
Turkun e kërkon Milani, që do të zëvendësojë Duarte pas dëmtimit. Gjithsesi kërkesa prej 40 milionë eurosh e Juventusit është një pengesë e madhe për t’u realizuar një transferim i Demiral te kuqezinjtë.
Rugani gjithashtu mund të shitet, por në kampin bardhezi po mendohen mirë. Chiellini rikthehet në shkurt pas një kohe të gjatë dhe duhet vlerësuar mirë fakti që do të duhet kohë që ai të gjejë formën e duhur dhe të japë garanci. /abcnews.al