Dorëhiqet kryeministri i Kanadasë/ Justin Trudeau nuk ka mbështetje në partinë e tij

schedule17:10 - 6 Janar, 2025

schedule 17:10 - 6 Janar, 2025

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij nga udhëheqja e Partisë Liberale, të cilën e mban prej 11 vitesh. Në një konferëncë për shtyp, njëkohësisht ai bëri të ditur se Parlamenti i Kanadasë do të shpërndahet më 24 mars për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Trudeau tha se ai do të qëndrojë si kryeministër derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Liberale.

“Unë synoj të jap dorëheqjen si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ardhshëm përmes një procesi të fortë konkurrues mbarëkombëtar.“, u shpreh Trudeau.

Ai thotë se ka kërkuar nga kryetari i Partisë Liberale që të fillojë procesin.

“Ky vend meriton një zgjedhje reale në zgjedhjet e ardhshme, dhe mua më është bërë e qartë se nëse më duhet të bëj beteja të brendshme, nuk mund të jem opsioni më i mirë në ato zgjedhje.”, shtoi ai.

Njoftimi erdhi mes presionit për t’u larguar nga kryeministria e vendit, të cilën ai e ka mbajtur për nëntë vjet, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në tetor 2025.

Sondazhet e opinionit tregojnë se partia konservatore e opozitës, e udhëhequr nga Pierre Poilievre, do ta fitojë me lehtësi ‘ndeshjen’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!