Seancë maratonë për Berishën/ Kalimi për gjykim, dëgjohet për 5 orë mbrojtja e ish kryeministrit për dosjen Partizani. Kërkon pushimin e çështjes

schedule15:57 - 6 Janar, 2025

schedule 15:57 - 6 Janar, 2025

Në seancën paraprak ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur për korrupsion për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Avokatët e Berishës kërkuan gjykatës pushim të hetimeve me pretendimin se nuk ka vepër penale dhe pafajsi për klientin e tyre.

Seanca e së hënës zgjati për më shumë se 5 orë dhe më pas u ndërpre për t’i lënë kohë deri më 20 Janar avokatë të personave të tjerë të marrë të pandehur për të realizuar mbrojtjen mes të cilëve Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begaja e Andia Pustina për të kundërshtuar kërkesën e prokuroisë për të kaluar dosjen në gjykim.

SPAK nisi hetimet për Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi ka dyshime se ai në cilësinë e kryeministrit ka nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi me qëllim përfitimin e pronës në ish-kompleksin Partizani në kundërshti me ligjin.

Ndërsa Malltezi u hetua për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Ndaj Malltezit hetuesit vunë në sekuestro edhe disa pasuri që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal. Në tetor të vitit 2023 ndaj ish-kryeministrit u caktua masa detyrim paraqitje që Berisha nuk e zbatoi asnjëherë duke detyruar SPAK të ashpërsonte masën në arrest shtëpie.

Berisha qëndroi i izoluar për 11 muaj në banesë dhe në nëntor të vitit të kaluar gjykata shfuqizoi arrestin shtëpiak. Por pas apelit të SPAK, më 3 janar iu caktua detyrim paraqitje 2 herë në muaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!