Dhoma e Tregtisë së Serbisë mbledh fonde për tërmetin

schedule00:18 - 30 Nëntor, 2019

schedule 00:18 - 30 Nëntor, 2019

Solidarizimi me shqiptarët e prekur nga tërmeti nuk njeh kombësi, e as ndasi. Një përfaqësues i Dhomës Serbe të Tregtisë ka ndërmarrë një fushatë për grumbullimin e fondeve në mbështetje të Shqipërisë. 

Ndjeshmëria e tij për këtë ngjarjeje lidhet edhe me faktin se natën e lëkundjeve të forta sizmike, Alleksandar Radovanovic, ndodhej pikërisht në Shqipëri.

Udhëtimi për në Tiranë për, Alleksandar Radovanovic, kishte qenë një gje e zakonshme biznesi. Për lidhjet ekonomike përfaqësonte Dhomën e Tregtisë së Serbisë nga zyra për rajonin.

Por, në mbrëmje agjenda e tij kishte ndryshuar. I gjendur në një kat të lartë në një hotel në qendër të kryeqytetit shqiptar, ai kishte menduar se godina po lëvizte 3-4 metra para mbrapa.. Ende i duket e pabesueshme dhe nuk i beson ekuilibrit.

“Në ato momente nuk kishe kohë as të kishe frikë dhe e vetmja gjë që mendoja ishte se sa I fuqishëm do të ishte. Filoi të biente cdo gjë dhe të tundej dhoma. Mendoja vetëm nëse do ta qëndronte apo jo objekti. Pastaj kam marrë shumë kisha thirrje pafund pasi e dinin se isha në Tiranë. Mediat filluan të raportonin dhe kam dhënë qindra komente për gjendjen. Ende më duket sikur dicka më dridhë”, tha Alleksandar Radovanovic nga Dhoma e Tregtisë së Serbisë.

Tani Radovanovic i ka duart plotë punë pasi me të kthyer ka nisur fushatën për grumbullimin e fondeve në mbështetje të Shqipërisë. Dhoma e tregtisë së Serbisë aktivizoj shumicën e dhomave të rajonit dhe tani kanë kërkuar nga 10 mijë biznese vetëm në Serbi që të japin donacione.

Ka patur një interesim shumë të madh dhe solidaritet nga qytetarët e Serbisë, mediat dhe bizneset për këtë situatë dhe duan të ndihmojnë”, tha ai.

Shtypi serb ka qenë i fokusuar tek cështja e termetit. Kësaj radhe duket se janë harruar inatet e vjetra.

Millica Antic, me kolegët janë një nga grumbulluesit e fondeve për Shqipërinë. Përvec gjërave të ndryshme organizata ku ajo punon ka inicuar në Serbi fushatë donacionesh në internet.

“Unë besoj se ka shumë njerëz me zemër të mirë dhe mund të lidhen dhe ndjejnë dhimbjen e njerëzve atje. Natyrisht gjithmonë ka edhe njerëz të keqij dhe komente, por ne besojmë ne jemi të orientuar drejt atyre që e kuptojnë se tragjedia është e njëjtë pavarësisht se ku ndodh ajo”, tha Millica Antic nga Organizata “Gradjanske Iniciative”.

Përveç Luginës së Preshevës ku janë bërë dhjetra pika të grumbullimit të ndihmave, në kryeqytetin serb janë aktivizuar disa pika në organizime të ndryshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!