“Dora e djalit filloi të ftohet”, të afërmit tregojnë bisedën me të vetmin të mbijetuar nga familja Cara

schedule17:11 - 29 Nëntor, 2019

schedule 17:11 - 29 Nëntor, 2019

Tetë anëtarë të familjes Cara, të cilët mbetën viktimë të tërmetit tragjik u përcollën sot për në banesën e fundit.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Ndërsa në tryezën e pasmortit prekëse ishin rrëfimet e të afërmve të familjes Cara.

I vetmi i mbijetuar është kryefamiljari Albert Cara, ndërsa ende nuk e di se ka humbur të gjithë anëtarët e familjes, dy djemtë, vajzën, bashkëshorten dhe të fejuarën e djalit.

Ju lutem më thoni që vetëm një fëmijë të më ketë shpëtuar. I thashë fëmijët i ke në rregull vetëm të bëhesh më mirë ti, ishalla shërohet por atëherë do ketë tragjedi them unë”, tregon një prej të afërmve bisedën me Albertin nga spitali i Traumës.

I tha motrës mbrëmë, më thuaj pse ke ardhur kush ka vdekur, më thuaj emrin, jo më thuaj emrat, por më thuaj emrin, ai dicka e ndjen”, tregn një tjetër.

Ndërsa një i afërm shprehet se Alberti diçka e ndjen që ka humbur dikë nga familja, pasi ka treguar një moment kur nën rrënoja ka pasur për dore djalin, dhe dora e tij është ftohur.

I thashë di gjë për fëmijët, nuk di gjë tha di vetëm këtë që djalin e kam pasur për dore dhe dora filloi duke u ftohur”, shprehet ai.

Viktimat e familjes Cara:

Fatmira Cara (bashkëshortja e Albertit) u nxorr e pajetë.

Hasan Cara (djali) u nxorr i pajetë.

Erisa Cara (vajza) u nxorr e pajetë.

Almir dhe Stela Cara (djali dhe nusja e Albertit) u nxorrë të pajetë

Lindita Cara (vajza e xhaxhait të Albertit) u nxorr e gjallë pas 15 orësh nën rrënoja por vdiq në spital.

Anthi dhe Sadajana Cara (xhaxhai dhe gruaja e xhaxhait të Albertit) u nxorrën të pajetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!