Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ciceroni i Muzeut të Kadaresë/ Bruno Pjetri rrëfen mes emocionesh takimin me kolosin e letrave shqipe

schedule20:28 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 20:28 - 28 Dhjetor, 2024

GJIROKASTËR- Perfeksioni i punës së tij vjen duke u rritur nga dita në dite, pasi jo pak herë turistë nga vende të ndryshme kanë qenë të informuar mbi muzetë që vizitojnë, e aq më tepër kur flitet për emrin dhe krijimtarinë e njohur botërisht të Ismail Kadaresë.

Çdo muze ofron specifikat e veta dhe aq ndryshe nga njëri-tjetri. Nëntë vite më parë kam hapur personalisht derën e këtij muzeu e unë nuk mund ta imagjinoj veten larg kësaj banese thotë Bruno.

Vizitori me i veçantë për të ka qenë pikërisht shkrimtari i ndjerë Ismail Kadare.

Bruno tregon se emocionet ishin tepër të mëdha, jo vetëm për fatin që pati për t’u takuar me kolosin e letrave shqipe, por më tepër duhet të kryente ciceronin pikërisht përballë njeriut që lindi dhe nisi krijimtarinë në këtë banesë.

Muzeu Kadare hapi dyert në 28 janar të vitit 2016, pikërisht në 80-vjetorin e ditëlindjes së të madhit Ismail Kadare./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!