Për nënkryetarin demokrat të parlamentit Edi Paloka, marrëdhënia e grupit parlamentar ku bën pjesë me komisionet dhe seancën plenare të 15 janarit do të jetë e kushtëzuar. Kjo bazuar në interesin e popullit por edhe qëndrimin e kësaj mazhorance e cila, sipas Palokës, ka treguar se di të shkelë kushtetutën duke e zhbërë mundësinë për aksion opozitar në parlament.
Të investuar në organizimin e protestës së 27 Janarit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike jo zyrtarisht ka konfirmuar pjesmarrjen në seancën plenare të 15 janarit edhe pse kjo pjesmarrje vjen me kusht.
Për nënkryetarin e Kuvendit Edi Paloka, ky ishte edhe thelbi i kërkesës së një dite më parë për dorëheqje të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, si drejtues i seancës ku, sipas demokratëve, Kushtetuta u shkel në mënyrë flagrante.
Ky mosbesim i shtuar ndaj mazhorancës në ndjekjen e procedurave dhe hapave kushtetues dhe ligjor është tashmë fakot edhe për vendimmarrjen e grupit parlamentar ku bën pjesë edhe Edi Paloka.
Për nënkryetarin e kuvendit, momenti është i bashkimit jo partiak, jo vetëm opozitar por mbarë-qytetar, për të siguruar bazën mbi të cilën funksionon shteti dhe lufta politike./abcnews.al