Media franceze: Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

schedule07:10 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 07:10 - 27 Dhjetor, 2024

Shqipëria po përjeton një revolucion të vërtetë në sektorin turizmit.

Ekspertët parashikojnë se Shqipëria së shpejti mund të jetë Greqia apo Kroacia e re për miliona pushues nga të katër anët e Evropës, sipas një artikulli të botuar në revistën franceze “Quand Partir”.

Nga vendi më i izoluar në botë disa dekada më parë – Shqipëria po shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit.

Gjithçka ose asgjë, ose e kundërta

Për të kuptuar plotësisht zhvillimin e vendit në drejtim të turizmit, mjaftojnë disa shifra.

Asnjë turist nuk e vizitoi Shqipërinë gjatë 40 viteve të diktaturës së Enver Hoxhës deri në rënien e tij në fund të viteve 1980 ku disa dhjetëra mijëra vizitorë atëherë kryesisht nga vendet e Lindjes erdhën për të zbuluar vendin e vogël mesdhetar.

Më pas, Shqipëria priti 1 milion vizitorët e parë pas fillimit të këtij shekulli, raundin e dytë të turistëve – 1 milion – rreth vitit 2010 – me një përqindje lartë të turistëve nga Evropa Perëndimore të tërhequr nga çmime vërtet të ulëta.

Para periudhës së Covid-19, Shqiperia regjistroi 5 milionë turistë, 10 milionë në vitin 2023, 12 milionë të planifikuar për këtë vit… dhe 20 milionë për vitin 2030.

E gjithë kjo për një vend me një sipërfaqe prej 28,000 km2 dhe 3 milionë banorë!

Kjo rritje “fenomenale” në një kohë kaq të shkurtër, së pari përfshin rizhvillimin e tepërt të vijës bregdetare, krijimin e resorteve dhe komplekseve hoteliere, duke përfshirë hotelet me pesë yje.

Gjithashtu, një rinovim të kryeqytetit, Tiranës, qyteteve turistike si Gjirokastra apo Berati, dhe krijimi i një aeroporti të dytë ndërkombëtar në vend, qoftë vetëm për të akomoduar linja ajrore me kosto të ulët, të cilat i shërbejnë gjithnjë e më shumë destinacionit mesdhetar.

Sigurisht që, kjo është padyshim një gjë e mirë për ekonominë e këtij vendi evropian – më shumë se 4 miliardë euro të ardhura dhe 17% të PBB-së në 2023 – një shpresë edhe për popullsinë e tij që të mund të qëndrojë dhe investojë atje apo edhe që Diaspora të kthehet.

Vendi i vogël evropian mund të përballet me rrezikun afatgjatë të një betonizimi të caktuar të bregdetit, efektet e turizmit masiv, apo edhe modifikimin rrënjësor të shoqërisë shqiptare ndoshta shumë shpejtë.

Turistët do të jenë më pak të prirur për të vizituar vendin – nga rritja e çmimeve dhe ndoshta humbja e “risisë dhe së panjohurës”.

Vetëm nëse Shqipëria vepron si vendet e tjera, Republika Domenikane apo Riviera Maya në Meksikë, dhe bëhet mbi të gjitha një destinacion për një qëndrim gjithëpërfshirës në bregdet me ekskursione opsionale.

Të gjitha këto do të na i tregojë e ardhmja. Nuk duhet të harrojmë se në radhë të parë i takon vetë shqiptarëve të zgjedhin fatin e tyre dhe vizitorëve nëse duan të kënaqen në vendin e vogël mesdhetar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!