“Kriza energjitike, përgjegjësi e qeverisë”, Hisen Berisha: Refuzimi i Speciales nga Kurti? Paraqitja në Prokurori nuk është opsion, por detyrim

schedule23:43 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 23:43 - 26 Dhjetor, 2024

Në Kosovë, ndërprerjet e energjisë elektrike vazhdojnë të jenë të gjata ndërkohë që qytetarët janë detyruar të përballojnë situatën e vështirë në këtë dimër.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se përgjegjësia për krizën energjetike bie drejtpërdrejt mbi qeverinë e vendit.

Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi institucionet e shtetit, që nga KEK dhe qeveria. Sa i përket keqpërdorimeve financiare, janë evidente. Kemi ushtruar padi dhe kemi bërë komision hetimor. Për të ardhur te vjedhja e tillë e buxhetit, është dashur që të krijohen rrethanat.

Shkaku është krijuar qëllimshëm sepse remantet e blloqeve bëhen në këtë periudhë dhe nuk janë bërë. Të gjithë aktorët e aferave korruptive me energji, duke filluar me kompaninë GEN, me të akuzuarin që ka mbështetur fushatat e Kurtit dhe menaxherin që është sot në akuzë. Kjo linjë korruptive kërkon hetim.”, u shpreh Berisha.

Duke komentuar thirrjen e Albin Kurtit nga Prokuroria Speciale, ai tha se paraqitja para institucionit të drejtësisë nuk është opsion, por detyrim.

“Thirrja e tij në prokurorinë speciale nuk ndërlidhet vetëm me një vepër për rezervat shtetërore që është aferë korruptive. Pra, kjo është një. Por ajo që është e rëndësishme se në këto afera korruptive, Kurti duhet t’ju përgjigjet. Besoj se nuk do të amnistohet nga kjo. Ai e krijoi një precedent jo të mirë. Për një shtet demokratik që funksionon, paraqitja në prokurori nuk është çështje opsionale, por detyrim, nga i cili nuk mund të ikë apo spekulohet apo të krijohet precedent nga Kurti sepse është i dëmshëm edhe për zyrtarë të tjerë. Mendoj se Kurti do ta mbartë këtë përgjegjësi.“, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!