Stuhia e dëborës prek Ballkanin/ Mbi 200,000 shtëpi mbeten pa energji elektrike në Bosnje

schedule21:08 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 21:08 - 25 Dhjetor, 2024

Stuhia e dëborës që preku disa shtete të Ballkanit ka lënë dëme të mëdha në Bosnjën veriore dhe qendrore.  Më shumë se 200,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike për të dytën ditë rradhazi. Qytetet kryesore dhe fshatrat vuajnë ndërprerjen e energjisë elektrike. Këtë të mërkurë Krishtlindjesh, dëbora kishte përfunduar por pasojat ishin prezente.  Rrugët janë ende të bllokuara duke paralizuar qarkullimin.

Në Kroacinë fqinje, ekipet e emergjencës njoftuan se shpëtuan 48 persona që ishin izoluar nga dëbora në rajonin qendror të vendit.

Në Slloveni, autoritetet thanë se erërat e forta dhe dëbora e bënë të pamundur që një helikopter shpëtimi të arrinte një alpinist hungarez, i cili kishte mbetur i bllokuar në Alpet Sllovene që nga e diela. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!